Duke qendruar ne Shkoder, duket se braziliani Hygor do te nise te aplikoje nje sport tjeter, perveç futbollit, pasionit te tij te madh te jetes.

Mesfushori amerikano- latin gjate kohes se tij te lire ne kryeqendren e Veriut te Shqiperise, nuk heziton te aplikoje edhe sporte te tjera dhe nje nga te preferuarit mesa duket eshte pingpongu.

Ka qene braziliani tjeter Junior, ai qe ka hedhur ne instastory bashkeatdhetarin e tij duke luajtur pingong dhe duket se kete e ben mire. Dhe ne video shihet duke luajtur me nje qytetar shkodran.

Si Hygor ashtu edhe Junior ne fakt jane bere shume te dashur per banoret e ketij qyteti dhe sidomos te lagjes ku ato jetojne teksa shihen shpeshhere ne kafene sebashku e po ashtu edhe duke luajtur pingong apo ndonje gje tjeter.
www.shkodrasport.com