Mario Manzukiç janarin e shkuar la Juventusin dhe kaloi në Katar te skuadra e Al-Duhail SC. Megjithëse me shumë bujë, kroati nuk mundi të lërë asnjë gjurmë dhe mediet ruse raportojnë se ai do të kthehet në Europë, ku do të luajë me Lokomotiv Moskën.

Ai ka patur bisedime me disa klube, por të gjithë i kanë ofruar kontratë njëvjeçare, çka është jashtë kushteve të vendosura nga sulmuesi.

Dëshirën e tij e plotësuan vetëm rusët dhe gjithçka është mbyllur tashmë, teksa pritet vetëm zyrtarizimi.

34-vjeçari do të firmosë për dy vitet e ardhshme dhe do të marrë një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon, duke u shndërruar menjëherë në një nga më të paguarit e skuadrës kryeqytetase. Kujtojmë se Manzukiç më parë ka luajtur edhe me klube si Bajern Mynih apo Atletiko Madrid. /vipsport/