Kur një javë më parë fitonin kundër Fiorentinës në Itali me rezultatin 2-1, në Zvicër mendonin për finalen e parë europiane, ku do të ishte i pranishëm një ekip zviceran.

Shansin e artë e pati Bazeli i Taulant Xhakës, por në ndeshjen e kthimit shqiptari me shokët më shumë se të paaftë, ishin të pafat.

Dy shtylla dhe shumë goditje e dëshmojnë këtë, siç e dëshmon edhe goli i kualifikimit “vjollcë”, që erdhi në kohë shtesë.

Mëkat për Bazelin, por edhe për mesfushorin e Shqipërisë, i cili mund të përfaqësonte kombin tonë në finalen tjetër të Europës pas Champions-it dhe Ligës së Europës, ku do të kemi respektivisht Kristjan Asllanin me Interin dhe Marash Kumbullën (i dëmtuar) me Romën.