Ndeshja mes Liverpool dhe Aston Villas e mbyllur në barazimin 1-1 ishte e fundit në Anfield për Roberto Firminon.

Sulmuesi dhe The Reds do të mbyllin bashkëpunimin pas tetë vitesh me brazilianin që sapo të përfundojë edhe ndeshja e fundit e këtij sezoni, do të jetë i lirë të zgjedhë vetë skuadrën e radhës.

Para tifozëve të tij, Firmino nuk zhgënjeu edhe në ndeshjen e fundit duke qenë se shënoi golin për Liverpoolin në fundin e pjesës së dytë dhe shmangu disfatën.

Pas përfundimit të sfidës, Firmino u përshëndet me tifozerinë e Liverpool teksa 31-vjeçari nuk mundi t’i mbante lotët.

Në fakt vetë Firmino e kishte parashikuar se nuk do t’i mund t’i mbante lotët gjatë përshëndetjes me tifozerinë e tij, teksa përgjatë tetë viteve me fanellën e Liverpool, sulmuesi ia doli të fitonte të gjithë titujt e mundshëm duke u shndërruar në një idhull për të pranishmit në stadiumin Anfield.