Shume gabime rruges dhe tashme Vllaznise nuk i falet me qe te leshoje vendin e katert ne renditje, pavaresisht luhatjeve qe ka bere gjate gjithe kampionatit dhe sidomos ne fazen e trete dhe te katert te tij.

Ne opinionin sportiv shkodran dhe jo vetem, shumekujt nuk i besohet qe Vllaznia po del pa trofe nga ky sezon dhe tashme ka ardhur momenti qe te pakten te mos deshtoje edhe per sigurimin e nje vendi qe do ta çonte ne Kupat e Europes.

Ky do te ishte nje deshtim ne te gjithe drejtimet, si per opinionin sportiv qe do te zhgenjehej se tepermi, ashtu edhe per anen finaciare te klubit dhe padyshim qe do te kishte ndikim edhe per te ardhmen e tij.

Sa i perket ketyre ndeshjeve te mbetura deri ne fund, futbollisteve dhe stafit teknik u del per detyre qe te japin maksimumin ne fushen e lojes. Duke filluar nga ndeshja e rradhes, ajo e nesermja ndaj Partizanit ku duhet te mos dalin pa pike.

Per te shkuar me pas ne perballjen me rivalin direkt- Laçin ku sportistet duhet te japin 200 % ne fushen e lojes per ta fituar me çdo kusht ate ndeshje dhe per t’u “pajtuar” me opinionin sportdashes shkodran, prej te cilit ne fakt nuk i ka munguar asnjehere mbeshtetja.

Vllaznia deshtoi ne objektivin e saj per te fituar trofe kete sezon dhe pergjegjesia kryesore per kete eshte tek njerezit e gabuar qebene merkaton e ekipit ne fillim te kampionatit. Presidenti u besoi shume atyre per te miren e ekipit dhe ne fakt sot kuqeblute kane “pankinen me te kushtueshme” ne Superligen shqiptare.

Pra faji kryesor bie tek ish- tekniku Mirel Josa qe deshtoi dhe po ashtu edhe ndonje drejtues tjeter klubi qe nuk eshte i fushes. Kjo eshte per te ardhur keq sepse i ka kushtuar shume klubit. Mjafton te permendim faktin qe sot ne pankine jane 5 lojtare rezerve me rroga 4, 5 mije euro apo dhe me shume!

Nuk eshte aspak normale qe lojtare te tille te blihen dhe te nxejne stolin, prandaj shpresojme qe Vllaznia te hyje ne Europe dhe me pas te behet nje analize e pergjithshme e klubit dhe kuptohet qe nese arrihet ky objektiv atehere drejtuesit sigurisht qe duhet te aplikojne sanksione financiare per sportistet qe jane pergjegjesit kryesore per nje gje te tille.

Megjithate une nuk dua te besoj se Vllaznia nuk do te shkoje deri ketu, por do te kape Europen sepse ndryshe do te ishte nje deshtim i madh.