Vllaznia U-19 është rikthyer tek fitorja në kampionat. Ajo ka fituar me rezultatin 4-2 në Kamëz ndaj Akademisë së Futbollit, në një takim mjaft të rëndësishëm për ecurinë e të dy ekipeve në kampionat.

Kështu, sa i takon kronologjisë së ndeshjes, ka qenë Kevin Dodaj ai që ka zhbllokuar rezultatin që në minutën e gjashtë. Më pas, më konkretisht në minutën e 29-të, Akademia e Futbollit ka barazuar rezultatin në 1-1.

Sërish më vonë, më konkretisht në të 34-tën, ka qenë përsëri Vllaznia që ka kaluar në avantazh me anë të futbollistit Gabriel Rroku. Në këtë mënyrë, ky 45-minutësh është mbyllur në shifrat 1-2 në favor të Vllaznisë.

Në fillimin e të dytës ka qenë Akademia e Futbollit që ka barazuar gjithçka, por kuqeblutë e trajnerit Edmond Doçi nuk janë dakord me këtë rezultat dhe reagojnë gjatë minutave në vazhdim. Fillimisht, është Shimaj që do të kalonte sërish në avantazh Vllazninë në minutën e 75-të dhe rezultati shkon në 2-3.

Ndërkohë, tetë minuta para fundit, më konkretisht në minutën e 82-të, Halili do të shënonte edhe golin e katërt dhe të fundit të ndeshjes, që në këtë mënyrë u mbyll me rezultatin 4-2 në favor të ekipit shkodran. Tashmë pas javës së 26-të të kampionatit, Vllaznia U-19 është ngjitur në kuotën e 24-pikëve, duke u renditur në vendin e katërt në tabelën e klasifikimit. /Maringlen ZHIVANI/


U-19: Akademia e Futbollit-Vllaznia 2-4

Golat për Vllaznia U-19: Dodaj 6’, Rroku 34’, Shimaj 75’, Halili 82’

Formacioni i Vllaznia U-19 (4-2-3-1): Jukaj, Muhaj, Rroku, Kapllanaj, Selmani, Shimaj, Brahimi (Hagrepi 65’), Dodaj, Cungu, Zaganjori, Halili (Guri 90’+1) (në dispozicion: Lujkaj, Repaj, Beçina, Nika) Tr: Edmond Doçi