Ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë që luhet në një stadium të mbushur plot pasi të gjitha biletat, të paktën të gjitha ato të rezervuara për tifozët shqiptarë, janë shitur.

Në faqen ku blihen biletat për këtë ndeshje, gjatë pasdites kanë “avulluar” edhe biletat e fundit që kishin mbetur, duke bërë që tashmë të jenë të disponueshme të tilla vetëm në sektorët e rezervuar për tifozët e Italisë.

Kështu, pas ndeshjes mes Poloninë në kualifikueset e Botërorit, ky do të jetë dueli i radhës ku stadiumi “Air Albania” mbushet nga tifozët shqiptarë.

Ata do të jenë të shumtë në numër me dëshirën për të parë djemtë me fanellat kuqezi, por edhe me kuriozitetin për të parë në veprim disa nga yjet e futbollit italian që do të jenë si kundërshtarë në fushën e lojës.