Robin Krasniqi u bë kampioni i ri i botës, në WBA (regular – i thjeshtë) dhe IBO.

Djaloshi nga Juniku i Kosovës u bë shqiptari i parë që arriti t’i fitojë këto dy tituj, madje e bëri pa qenë favorit dhe i habiti mediat në Gjermani.

Boksieri shqiptar u përball me gjermanin Dominic Boesel në “GETEC Arena” të Magdeburgut dhe ia doli të triumfonte në raundin e tretë me “KO”.

Disa ditë pas këtij triumfi, Robin Krasniqi u rikthye në Shqipëri dhe sot, ka publikuar një foto në Instagram.

“Bac u kry!”, shkroi Krasniqi krahas fotot të tij, ku shihet se mban dy titujt e fituar dhe figura e shquar e Adem Jasharit pas tij. Një kampion!/abcnews