Futbolli shqiptar është pranë rikthimit. Takimi mes instancave të larta të shtetit dhe Ligës Profesionsite i zhvilluar sot ishte pozitiv. Në një lidhje me Pressing ka folur Fidel Ylli, i dërguari i qeverisë për këtë çështje.

”Nuk merrem shuëm me deklarata. Zgjidhjet në çdo vend bëhen nëpërmjet bisedimeve. Nëse do ishim ulur që një muaj përpara, sot do ishim në javën e gjashtë të sezonit.

Liga Profesioniste debatoi gati dy orë, dhe ne shumë shpejt do dalim në një konkluzion. Duhet të dini që përfiton i gjithë futbolli shqiptar. Unë kam qënë dakord me bojkotin deri në momentin që është bindur kryeminsitri që duhet ulur.

Ne jemi për Guinness, sa i përket futbollit. Unë nuk pranoj ofendime ndaj kryeminstrit apo dikujt tjetër. Kur qeveria dërgon një person për sportin, njeriun që ka qënë kryesor, që ka bërë ligjet e sportit në këtë sporte, unë jam ndjerë i fyer.

Unë jam dakord me kërkesat, e do jem një arbitër. Unë jam njeri i sportit, por edhe i politikës. Ata e kanë për fat që kanë Libohovën President. Kam marrë rrugë shumica e kërkesave, e jemi në fazën finale” – pohon Ylli./newsport/