Kampionët e Bajernit të Mynihut janë duke menduar për të ardhmen, teksa kanë hedhur “grepat” për sulmuesin e talentuar me origjinë shqiptare Leon Dajaku. 18-vjeçari, i cili aktivizohet në akademinë e Shtutgartit është piketuar nga drejtuesit bavarezë, teksa pritet t’i bashkohet skuadrës më të titullar në Gjermani.
Daja debutoi sezonin e kaluar në Bungesligën gjermane, edhe pse ishte vetëm 17-vjeç. Shqiptari është një njohës i mirë i portës, teksa në 2 sezonet e fundit me moshat e Shtutgartit arriti të shënonte 35 gola në 53 ndeshje.
Mësohet se palët janë në bisedime për sa i përket transferimit të sulmuesit drejt bavarisë, teksa pritet që Dajaku t’i bashkohet skuadrës B, që militon në Bundesligën 3 për të fituar eksperiencë.
Për sa i përket kombëtareve, Dajaku aktualisht është pjesë e Gjermanisë U17 dhe U18. Nuk është çudi që në të ardhme, sulmuesi të veshë fanellën e Shqipërisë ose të Kosovës, duke ditur që hapësirat në kombëtaren A të Gjermanisë, janë tepër të cunguara.