Xhamal Musiala vlerësohet me të drejtë sipas “transfermarkt” si lojtari më i shtrenjtë i Bundesligës në vlerën e 110 milionë eurove, madje duke lënë mbrapa edhe bomberin Herri Kejn (90 mln euro).

Repertori i 20-vjeçarit ka “verbuar” këdo brenda kufijve, aq sa bordi i kampionëve po mendojnë t’i “servirin” kontratë të re faraonike.

Thuhet se Musiala përfiton 8 milionë ero në sezon nga bashkëpunimi ekzistues, i cili zgjat deri në verën e vitit 2026.

Por bordi ka menduar ta përfshijë në grupin e “elitës” rreth pagave, ku përfshihen Myler, Nojer dhe Kejn, të cilët përfitojnë 20 milionë euro në sezon. “Bild” dhe “Bayern Insider” e bëjnë fakt të kryer se marrëveshja do të finalizohet shumë shpejt.