Dinamo është skuadra e 8 çerekfinaliste e Kupës së Shqipërisë. Bileta e fundit është prerë pas 20 penalltive të gjuajtura, në fund të 120 minutave që u mbyllën 2-0 për Tiranën duke kthyer rezultatin e sfidës së parë.

Tirana ka arritur te shenoje nga nje gol ne secilen pjese loje dhe me rezultatin 2-0 ka bere qe dy ekipet t’i drejtohen shtesave te cilat ne fakt nuk kane prodhuar gol tjeter dhe si rrjedhoje ata i jane drejtuar pikes se bardhe te 11-metershit.

Aty ka qene Dinamo e cila eshte treguar me e sakte dhe si rrjedhoje ajo eshte kualifikuar per ne çerekfinale, aty ku do te gjeje nje tjeter “derbi” sepse do te ndeshet me Partizanin.

TIRANA-DINAMO 2-0

35′ Gjumsi, 78′ (p) Limaj

PENALLTITË 8-7

Dinamo: Ibraimi – gol, Mihana – gol, Gavazaj – pret Bekaj, Maliqi – gol, Demiri – pret Bekaj, Imami – gol, Sofranac – gol, Bakaj – gol, Samake – gol, Daia – gol

Tirana: Limaj – pret Bakaj, Ismajlgeci – gol, Seferi – gol, Xhixha – pret Bakaj, Hoti – gol, Totre – gol, Beshiraj – gol, Bekaj – gol, Behiratçe – gol, Toshevski – pret Bakaj