Friday, February 27, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBalaj me shokë i tregojnë 'muskujt' Tiranës, Vllaznia fiton 3-1 me përmbysje

Balaj me shokë i tregojnë ‘muskujt’ Tiranës, Vllaznia fiton 3-1 me përmbysje

Vllaznia ka fituar me përmbysje në shtëpi përballë Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të “Abissnet Superiore”. Klasikja e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi 3-1.

Sfida nisi më mirë me bardheblutë, të cilët shënuan me Redon Xhixhën në minutën e 25-të. Megjithatë, Vllaznia gjeti barazimin 6 minuta më vonë, pasi Bismark tundi rrjetën e Visar Bekajt.

Për përmbysjen, shkodranët menduan në pjesën e dytë, falë një autogoli të Cortes dhe golit me penallti të shënuar nga kapiteni Bekim Balaj.

Kështu, “kuqeblutë” vazhdojnë kryesimin, duke shkuar në kuotën e 51 pikëve. Në krahun tjetër me vetëm 21 pikë pas 26 ndeshjesh, Tirana mbetet në vendin e 9-të, pra të parafundit.

Vllaznia 3 – 1 Tirana

(Bismark 31′, Cortes aut 49′, Balaj 71′ / Xhixha 25′)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments