Agjenti i Bale, Jonathan Barnett, ka dhënë një intervistë për mediat britanike, ku ka treguar situatën e klientit të tij, që pak ditë më parë u transferua nga Real Madrid te Tottenham, në formë huaizmi.

“Shpresoj që çështja e kthimit të Gareth Bale te Real as që do të diskutohet te Reali. Jam i sigurt që Gareth do të bëjë mirë te Tottenham dhe do të ketë dëshirë të qëndrojë, pjesa tjetër e formaliteteve të jetë më e lehtë të zgjidhet.

Shpresoj që të gjejë përsëri dashurinë e tij për futbollin dhe që të luajë si di. Por gjithçka varet nga ai. Bale nuk ka ardhur për të parë të tjerët që luajnë. Ka arritur rezultate jashtë vendit më shumë se çdo lojtar tjetër britanik.

Trajtimi te Reali? Sipas mendimit tim, Gareth është trajtuar ndryshe nga sa meritonte te Real Madrid, duke parë sa i ka dhënë këtij klubi të madh. Pas shtatë vitesh dhe të gjithë sukseseve të arritura, duhej të ishte trajtuar më mirë, por nuk dua të fajësoj asnjeri.

Mendoj se tifozët janë sjellë shumë keq me të dhe klubi nuk ka bërë asgjë për ta sistemuar këtë situatë”, u shpreh agjenti i Bale./abcnews/