Elseid Hysaj ka rënë në “valët e radarit” të Spartak Moskës. Kapiteni i Shqipërisë ende nuk ka rinovuar kontratën me Napolin dhe në këtë pikë po tenton të ndërhyjë klubi i njohur rus.

“Tuttomercatoweb” raporton se Spartak Moska po shikon si alternativë të parë në krahun e djathtë të mbrojtjes futbollistin e Totenhemit Serzh Orje.

Nëse bardhekuqtë nuk ia dalin të transferojnë futbollistin nga Bregu i Fildishtë, atëherë do të tentohet blerja e Elseid Hysajt.

Megjithatë, raportime të tjera nga Italia thonë se mbrojtësi shqiptar i Napolit do të rinovojë kontratën me klubin e kaltër pas një periudhe të gjatë negociatash dhe mosmarrëveshjesh