Klubi anglez  Uest Hemi është befasuar pak minuta përpara ndeshjes së raundit të 1/16-ave të “Carabao Cup” me Hull Sitin teksa mësoi se trajneri  Dejvid Mojes dhe futbollistët Isa Diop dhe Xhosh Kallen ishin infektuar me koronavirus.

Rezultatet e analizave mbërritën përpara fillimit të sfidës dhe menjëherë të tre janë larguar nga stadiumi i Londrës.

Megjithatë, ndeshja vazhdoi sipas axhendës dhe Uest Hemi kaloi në çerekfinale duke shpartalluar Hull Sitin 5-1,.

Ne kete menyre ata i kane bërë në njëfarë mënyrë dhuratë trajnerit Rojes dhe dy shokëve të skuadrës së infektuar me COVID-19.