Në Shqipëri që prej 1 janarit të vitit 2019, u ndalua me ligj zhvillimi i biznesit të çdo lloj basti si dhe lojërave të fatit. Një veprim ky nga qeveria shqiptare i cili u përgëzua nga një pjesë e mirë e shoqërisë. Mirëpo përveç efekteve pozitive që sjell mbyllja e basteve në shoqëri, ka dhe anën e saj negative.

Sëfundmi Banka e Shqipërisë ka bërë publike raportin për rritjen ekonomike në tre-mujorin e dytë për Republikën e Shqipërisë. Produkti i Brendshëm Bruto (pp) shënoi një rritje vjetore prej 2.3% në tremujorin e dytë të vitit 2019. Kjo normë rezultoi lehtësisht më e ulët krahasuar me normën e parashikuar (2.5%), vlerëson Banka e Shqipërisë.

Ndër efektet kryesore negative ka qenë “Energji elektrike, gaz, avull, ajër i kondicionuar”, që ka ndikuar me -1.7 pikë përqindje (pp) të rritjes në tremujorin e parë dhe -0.9 pp në të dytin.

Gazsjellësi TAP ka ndikuar në -0.7 pp në tremujorin e parë dhe -0.6 pp në të dytin.

I është shtuar dhe mbyllja e aktivitetit të lojërave të fatit e cila ka ndikuar në rritjen ekonomike me -0.6pp në tremujorin e parë dhe -0.5 pp në të dytin./newsport/