Mançester Siti dhe Reali i Madridit janë përballur 6 herë mes tyre në histori, të gjitha në Champions. Takimi i fundit ishte në 1/8-at e vitit 2020, me kampionët e Anglisë që i eliminuan pasi i mundën me rezultatin 2-1 në të dyja ndeshjet.
Kjo do të jetë gjithashtu hera e dytë që ato do të përballen në një gjysmëfinale.
Pas barazimit 0-0 në “Etihad” në vitin 2016, spanjollët fitonin 1-0 falë golit të Garet Bejlit dhe kualifikoheshin në finale.
Dy ndeshjet e tjera janë në fazën e grupeve në vitin 2012 ku fitonte 3-2 Reali në shtëpi dhe në “Etihad” përfundonte 1-1.
Bilanci flet për barazi totale në fitore 2-2, por edhe në gola (7-7).