Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka marre nje fitore shume te rendesishme ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur mbremjen e sotme ne Kamez ndaj skuadres vendase me rezultatin 100-79.

Nje fitore shume e rendesishme kjo qe do t’i ndihmoje kuqeblute per te kapur vendin e trete ne renditje dhe qe eshte nje plus i madh per ta ne prag te nisjes te sfidave te play-off.

Ndeshja ndaj Kamzes ka nisur mire per Vllaznine e cila e ka fituar perioden e pare me shifrat 26-17. E dyta ka patur disi me shume rivalitet megjithate shkodranet e kane fituar edhe ate 24-20 dhe ne kete menyre kane shkuar ne pushimin e ndeshjes me nje avantazh prej 13 pikesh.

Perioda e trete ka rregjistruar edhe fitoren me te thelle te ekipit shkodran i cili e ka fituar edhe ate 26-14 nderkohe qe ne perioden e katert Kamza fiton 28-24, por kjo mjafton thjesht per te ngushtuar diferencen sepse Vllaznia do te fitonte krejt takimin ne shifrat 100-79.

Kjo eshte fitorja e dyte e Vllaznise nen drejtimin e trajnerit Damian Bekteshi ne tre ndeshjet qe ai ka drejtuar ekipin e Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/