Ne barazim pa gola eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes se Kupes ne mes Vllaznise dhe Tiranes, qe po luhet ne “Loro Boriçi”. Ndeshja ka nisur me mire per Tiranen e cila ne 10 minutat e para krijon dy raste te rrezikshme ne porten shkodrane. Me pas eshte Vllaznia qe reagon, sheh me teper drejt pprtes se Likes, e godet ate ne 2-3 raste por pa shenuar dot.
Ne minuten e 30-te nderkohe arbitri Jorgji do te largonte me kartona te kuq nga fusha pas nje zenie me njeri- tjetrin Krymin dhe Hoxhallarin. Pjesa e pare do te mbyllej ne barazim 0-0 ndonese Vllaznia ushtron presion deri ne vershellimen e fundit te arbitrit.