Artur Magani dhe Miki Bashaj janë dy lojtarët e radhës që kanë firmosur për skuadrën e Vorës. Burime të besueshme pranë klubit bëjnë me dije për Newsport.al që të dy futbollistët kanë qenë prezent sot për të hedhur të “zezën mbi të bardhë”. Ishte përfolur prej ditësh, por vetëm sot është konkretizuar arritja e marrëveshjes me Maganin dhe Bashajn.

Si sulmuesi, ashtu edhe mesfushori janë kërkuar me ngul nga trajneri Artan Mërgjyshi. Eksperienca e Maganit në kampionatin shqiptar e bën atë të duhurin për ekipin vorak. Shumë skuadra të provuara jo vetëm në ligat inferiore, por edhe në elitë. Tashmë do të japë kontributin e tij për ngjitjen e skuadrës në Kategorinë e Parë.

Pak dite me pare nderkohe me kete skuader firmosi edhe sulmuesi shkodran Jasmin Rraboshta dhe me kete dyshe duket se Vora do te jete nje nga pretendentet me serioze per ngjitjen ne kategorine e pare.

Sakaq edhe Bashaj vjen pas një aventurë disa mujore me skuadrën e Besës së Kavajës. Vora ka hyrë vrullshëm në merkato verore duke pasuruar organikën me elementë cilësorë. Objektivi kryesor është rikthimi sa më parë në Kategorinë e Parë, për të punuar më pas për një ëndërr, ngjitjen në Superiore. /Newsport/