Ka luajtur nje sezon me Vllaznine dhe vazhdon te jete tifoz me te. E ka bere kete gje edhe mbremjen e se enjtes kur ka qene i pranishem ne tribunen e “Ion Oblemenco” per te mbeshtetur kuqeblute pavaresisht se luanin me nje skuader rumune.

Dan Ignat, mbrojtesi nga Rumania qe ka qene pjese e kuqebluve ne sezonin 2018-2019, ka takuar disa prej kuqebluve me te cilet ka qene ne fushe para tre sezonesh ne Shkoder dhe me pas i ka mbeshtetur nga tribuna, por ne fund, e pranon se ka mbetur deri diku i zhgenjyer nga paraqitja e tyre.

Lojtari qe vazhdon te luaje futboll, kete here me nje ekip ne Republiken Domenikane, ka pranuar te flase per gazeten “Shkodra Sport” ne nje interviste te shkurter te cilen mund ta ndiqni me poshte:


– Dan, ju ishit prezent ne tribunen per te ndjekur ndeshjen Universitatea Craiova- Vllaznia. Nje mendim per lojen e kuqebluve?

Po, isha i pranishem ne tribunen e stadiumit per ta ndjekur kete takim dhe ne fakt me vjen keq që Vllaznia nuk guxoi më shumë në fazën e sulmit. Ajo vetem u mbrojt dhe kjo zgjati disa minuta por me pas Universitatea shenoi dhe ketu ndeshja u mbyll.


– Meqenese e njihni mire nivelin e futbollit rumun, a mundet sipas jush qe ndonje nga futbollistet e Vllaznise te behej pjese e skuadrave te ketij kampionati?

Mund te them se ne te dy ndeshjet ndaj Universitatea Craiova, Gurishta tregoi nje nivel te mire.


– Qe do te thote se ai mund te luaje ne te ardhmen aty?

Me siguri qe mundet. Kjo varet vetem nga ai, por ne kete pune duhet edhe pak fat.


– Se fundi, tashme qe e keni pare Vllaznine ne keto dy ndeshje, keni nje mendim nese ajo do mundet te jete pretendente per trofe edhe ne sezonin e ri?

Ajo patjetër qe do të luftojë për të fituar kampionatin. Historia dhe tifozet qe ajo ka, e detyrojnë atë ta bëjë këtë gje. Nisur edhe nga dy ndeshhjet me Craiovan, nëse do të kishte ritmin e lojës, padyshim që do kishte patur një shans më të mirë. Por gjithsesi ajo duhet tani te fokusohet te kampionati ku eshte e detyruar te beje mire./SHKODRA-SPORT.COM/