Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL‘Barazim me Kastriotin? S’jemi klas europian, Brdariç: Mbetemi 7 pikë para në...

‘Barazim me Kastriotin? S’jemi klas europian, Brdariç: Mbetemi 7 pikë para në rënditje

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç analizoi barazimin e skuadrës së tij 1-1 ndaj Kastriotit. Për emisionin “Gol pas goli” të “Supersport”, tekniku kroato-gjerman nuk e bëri dramën barazimin me krutanët duke kujtuar se shkodranët mbeten 7 pikë para në renditje nga rivalët.

“Përse nuk fitoi Vllaznia – Nuk jemi ekip klasi europian, duhet të punojmë, duhet të përfitojmë nga java në javë. Nuk është e thënë të fitojmë gjithmonë.

Mungesa e golit – Është e vëshirë me këtë terren dhe shi. Ishte e pamundur të shënonim, ishte ndeshje shumë e vështirë.

Meritë e kundërstharit apo ekipi ishte në ditë jo të mirë – Kemi patur shanse më tepër, dominuam më tepër, por nuk e gjetëm goli. Jemi prapë 7 pikë para. Duhet të luajmë më mirë. Të përmirësojmë gabimet, gjykimi ka pasur problemet e veta. Por, mbetet një ndeshje.

Përse nuk e bëri ritualin në fushë – Ishte faji i shiut. Ajo ndeshje shkoi barazim.

Dunga, problem për Vllazninë që ka ikur – Kemi pasur mundësi ta fitojmë ndeshjen. Nuk komentoj për lojtarët që nuk ishin sot në fushë.

Duhet ta pranojmë rezultatin dhe të jemi me këmbë në tokë. Të mësojmë dhe të kemi parasysh ndeshjet e tjera”, përfundoi trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments