Nuk ka gola dhe fitues në sfidën që mbylli javën e 19-të të kampionatit Abissnet Superiore në RTSH. Mbyllet në barazim të bardhë 0-0 ndeshja Teuta-Dinamo, me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë.
Sfida e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport ka qenë e luftuar, por pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, si Teuta edhe Dinamo nuk kanë arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës. Mbyllet në barazim 0-0 sfida në “Niko Dovana”, me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë.
Teuta, që nuk fiton në kampionat prej 6 javësh, me këtë barazim shkon në kuotën e 26 pikëve në klasifikim, ndërsa Dinamo arrin kuotën e 33 pikëve, po aq sa Vllaznia.
Ky rezultat padiskutim që i ka gëzuar të gjithë në Shkodër sepse tashmë është me pikë të barabarta me njërin prej rivalëve (Dinamon) dhe i është shkëputur plot 7 pikë rivalit tjetër (Teutës).


