“Zbulohet e dashura e djalit të ish-kryeparlametares Jozefina Topalli”, ky është titulli “bombastik” që shumë media rozë dhe jo vetëm publikuan sot. Edhe pse ka kërkuar që të mos jetë në vëmendje mediatike, Genar Topalli nuk i ka shpëtuar sot, as kur ishte në një lidhje kurrë të konfirmuar por as të mohuar publikisht me Eva Muratin.

Gjithçka ka nisur të “tjerret” nga një foto, por shumë shkrepje celulari, në një nga restorantet e Vlorës. Genari është shfaqur në shoqërinë e një vajze bukuroshe, shumë e njohur në Shqipëri por më shumë tek shqiptarët jashtë, sidomos ata në SHBA, Australi, Kanada etj.

Cindy Marina, përveç bukurisë që e ka trashëguar nga prindërit “me ndërhyrjen” edhe të Zotit, është volejbolliste. Madje edhe e ekipit Kombëtar. Ajo aktivizohet në SHBA me një ekip vajzash.

Vajza që përfaqësoi Shqipërinë në Miss Univers 2019 në Korenë e Jugut, është shkodrane. Nëna Kristina Nikolla- Marina dhe Ardian Marina, kanë qenë personazhe të njohur në Shkodër edhe për shkak të sportit. Nuk është aspak çudi që ata të kenë njohje me familjen Topalli, babain dhe nënën e Genarit.

Këtë detaj mesa duket mediat rozë nuk e dinë ose e injorojnë. Nga prindërit, njohja apo miqësia mund të jetë kaluar edhe te fëmijët, Genari dhe Cindy.

Ka një detaj në fakt që mund “të shfrenojë” fantazinë e “paparazzëve”. Cindy por edhe Genari janë me pushime në Vlorë. Cindy ka publikuar edhe foto nga pushimet. I gjithë ky arsyetim, nuk mëton të mohojë se të rinjtë kanë njohje, miqësi ndoshta edhe më shumë.

Këto rreshta synojnë të ngrejnë një pyetje krejt të natyrshme: Po sikur ajo darkë e “paparazzuar” të jetë thjeshtë mes dy miqve, të njohur përmes prindërve apo edhe vetë atyre? Po sikur njëri apo të dy, të kenë lidhje dashurie me persona të tjerë, që mund të jenë edhe larg tyre në ato momente? /ShkodraWeb/