Mehdi Çoba luajti si titullar per rreth 60 minuta ne ndeshjen e “Conference League” ndaj AEL Limassol dhe u mundua te bente me te miren e tij, ndonese ishte nje ndeshje shume e veshtire.

Perpos tij ne kete takim, debutoi me fanellen e Vllaznise edhe nje tjeter futbollist i ri, 19 vjeçari Klejdi Paloka i cili ne kete menyre rregjistroi nje sukses te madh personal me debutimin e tij ne nje ndeshje te Kupave te Europes.

Duket se sivjet stafi i Vllaznise ka nder mend qe t’i hedhe me shume syte nga elementet e rinj dhe kjo eshte diçka shume pozitive ne fakt.

Nderkohe, duke shfletuar albumin e fotografive te ndeshjes AEL- Vllaznia, u ndalem tek kjo shkrepje e fotoreporterit Mikel Thepina.

Ne te jane kater futbolliste te rinj te Vllaznise ne stolin e rezervave ne kete ndeshje. Njeri prej tyre siç e thame ishte Klejdi Paloka.

Perkrah tij jane edhe tre futbolliste te tjere te rinj te cilet presin momentin e tyre. Behet fjale per mbrojtesit Egzon Shimaj e Geralb Smajli si dhe per mesfushorin Uheid Hoxha. Te tre ata jane ne gjendje te luajne dhe te perfaqesojne denjesisht fanellen kuqeblu.

Thjeshta ata, por edhe ndonje i ri tjeter, presin momentin e tyre dhe padyshim qe do te kerkojne te tregojne vlerat e tyre me te mira ne fushen e lojes./SHKODRA-SPORT.COM/