Vllaznia fitoi 2-0 me Ilirinë, duke e mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e dytë. Vllaznia me një diferencë prej 12 pikësh nw fund tw dy fazave, duke pasur parasysh edhe ndalesën e Erzenit që barazoi me Vorën apo dhe formulën me përgjysmimin e pikëve që e nis me 6 pikë larg vendit të dytë, duket mjaft e favorizuar për t’u rikthyer në elitë.

Faza e 3-të ka tetë ndeshje, ndërsa trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika, në një prononcim për mediat pas ndeshjes me ekipin nga Fushë-Kruja ka pohuar:

“Vllaznia ka bërë vetëm gjysmën e punës, normalisht që diferenca me 6 pikë të bën të ndihesh komod për fazën e tretë, por tashmë fillon më e vështira.

Ne duhet që të ruajmë këtë ritëm, dhe të vlerësojmë çdo ndeshje. Vllaznia do të synojë që të marrë maksimumin e pikëve deri në fund për ta bërë më të lehtë rrugën drejt Superiores”, – tha trajneri Hasan Lika në mbyllje të fazës së dytë.