Ndeshja e se enjtes te ardhme ndaj AEL Limassol mund te jete e fundit per te me fanellen e Vllaznise. Edhe ne rast kualifikimi, veshtire se Dinamo do ta lejoje me qe te jete pjese e kuqebluve sepse ajo tashme ka filluar pergatitjet dhe deshiron ta kete ne dispozicion ngaqe ka firmosur nje kontrate dyvjeçare me te.

Ne kete menyre, tek skuadra shkodrane pritet te krijohet nje “grope” e madhe ne qender te mbrojtjes sepse me te dhe Adilin, ishte krijuar nje stabilitet i madh.

Por nderkohe drejtuesit kuqeblu mesa duket e kane ndare mendjen se kush do te jete zevendesuesi i tij. Ai eshte senegalezi Fallou Diagne.

Ky i fundit stervitet prej me teper se 3 javesh ne Shkoder dhe perderisa ka qendruar kaq gjate, do te thote se stafi teknik sheh diçka pozitive tek ai. Problemi i vetem eshte fakti qe ka patur pak kilograme me shume peshe, por deri ne shtator kur fillon kampionati, gjithçka mund te jete ok.

Ne kete menyre, lojtari me nje CV shume te pasur teksa ka luajtur edhe ne France me ekipe si Metz etj, me shume mundesi do te jete pasuesi i Eni Imamit ne qender te mbrojtjes se Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/