Është mbyllur në barazik ndeshja mes Kastriotit dhe Apolonisë në Kamëz. Të dyja skuadrat dëshiruan suksesin, megjithatë në fund u desh të pajtoheshin me një barazim 1-1.
Sa i përket ndeshjes, golat erdhën në fraksionin e dytë. Ishin në fakt, miqtë ata që kaluan të parët në avantazh më anë të talentit Mihana, por gëzimi i fierakëve zgjati shumë pak duke qenë se vendasit barazuan me Sebino Plakun.
Veterani i sulmit shënoi golin e dytë në këtë kampionat teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Megjithë përpjekjet e Kastriotit deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe kështu sfida u mbyll në shifrat 1-1, me Apoloninë që ende nuk i është gëzuar suksesit të parë në këtë sezon. /VipSport/
Kastrioti-Apolonia 1-1
Shënues: 85’Plaku /80’Mihana
KASTRIOTI: Hidi, Hussein, Bojom, Çela, Prodani, Okebugu, Mehmeti, Plaku, Moraes, Bardhi, De Silva
APOLONIA: Harizaj, Haxhiu, Sota, Rrepaj, Benzhamin, Mihana, Mehmeti, Zaimi, Smaçi, Kuman, Artur
Gjyqtar: Roxhers Muska