Beselidhja dhe Vllaznia U21 jane ndare ne barazim ne miqesoren e luajtur pasditen e djeshme ne stadiumin e qytetit te Lezhes. Ne fund te 90 minutave, eshte sigluar rezultati 1-1.

Te paret kane kaluar ne avantazh lezhjanet me ane te futbollistit Kaceli, por po gjate pjeses se pare ka ardhur edhe goli i barazimit per 21 vjeçaret shkodrane shenuar nga sulmuesi Antonio Delaj.

Ne pjesen e dyte pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve nuk ka patur gola te tjere dhe gjithçka eshte mbyllur ketu. Nje miqesore qe i ka sherbyer shume trajnereve Smajli e Sinani per te testuar ekipet e tyre ne prag te nisjes se sezonit te ri.


BESELIDHJA- VLLAZNIA U21 1-1

Golat: Kaceli/ A. Delaj

BESELIDHJA: Kaçaj, Elbasani, Gjikola, Zefi, Vukaj. Dibra, Kaceli, Bardulla, Tatej, Marku, Danaj. Trajner Dritan Smajli. U aktivizuan Alcani, Veseli e Çepele.

VLLAZNIA U21: Jukaj, Xhilaj, Spahija, Kapllani, Brahimi, Pepnikaj, Dulaj, Kubazi, Maliqi, H. Shimaj, Delaj. Trajner Vioresin Sinani. U aktivizuan edhe Bunjaj, Jahaj, Selmani.