Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBarazim në sfidën e parë mes Teutës dhe Tiranës. Gjithçka e hapur...

Barazim në sfidën e parë mes Teutës dhe Tiranës. Gjithçka e hapur për sfidën e pas dy javëve

Teuta dhe Tirana e kanë mbyllur pa gola përballjen e tyre të parë në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Ndeshja e sotme në “Niko Dovana” ka shfaqur një lojë mjaft të vëmendshme të të dy skuadrave, që nuk kanë lënë shumë hapësira për të rrezikuar, edhe pse rastet për të shënuar nuk munguan.

Por Kozi nga një anë dhe Vata nga tjetra, u bënë protagonistë me ndërhyrjet e tyre, duke mos lejuar që të preken portat.

Kështu, sfida e sotme ku Erbim Fagu shënoi debutimin si trajneri i Tiranës, u mbyll pa rrjeta të tundura, duke bërë që fati i kualifikimit të vendoset në ndeshjen e kthimit në kryeqytet.

TEUTA-TIRANA 0-0

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments