Ndeshja e mbremshme e kampionatit holandez mes Zvolle dhe Gronigen nuk ka përfunduar, e ndërprerë në pjesën e dytë për një arsye shumë të veçantë. Një furtune shpërtheu mbi qytet gjatë zhvillimit të takimit dhe vuri në rrezik seriozisht jetën e tifozëve.

Kjo pasi mbi impiantin e qytetit të Zvolles filloi të kishte shkarkime të shumta elektriciteti nga rrufe të njëpasnjëshme dhe në pjesën e dytë të ndeshjes, me rezultatin 2-1 për miqtë, u vendos që ishte më e arsyeshme që të evitohej ndonjë situatë e pakëndshme.

Tifozët u udhëzuan që të braktisnin sa më parë shkallët e stadiumit dhe t’u drejtoheshin banesave të tyre. Ndërkohë, ndeshja në fjalë u cilësua e braktisur për forcë madhore dhe minutat e mbetura do të luhen në një datë tjetër. /vipsport/