Kur flasim per Akademine Vllaznia dhe sukseset e saj gjithe keto vitet e fundit, padiskutim qe emri i tij kurrsesi nuk mund te anashkalohet sepse eshte gjithnje aty prezent.

Alban Neziri (Hasani) ko kontributin e tij te rendesishem ne gjithe sukseset e ekipeve te kesaj Akademie sepse eshte pergjegjesi teknik i saj. Njeriu i cili drejton anen sportive te funksionimitte Akademise dhe gjerat kane shkuar ne menyren e duhur.

Ne perzgjedhjen e trajnereve, programit stervitor, ne seleksionimin e femijeve dhe shume aspekte te tjera. Por me se shumti, Alban Neziri eshte shfaqur shpeshhere ne media i pranishem per dy tema qe ai “i ka shume per zemer”.

E para, anashkalimin qe i behet shpeshhere futbollisteve te Akademise Vllazna nga trajneret e ekipeve kombetare. Sepse e meritojne te jene pjese e tyre, por rastet jane te shumta kur ato “harrohen” sepse “ne ekipet kombetare duhet te jene djemte e atyre me fuoristrada dhe te biznesmeneve”- eshte shprehja qe ai perdor shpesh me ironi.

E dyta, Alban Neziri ka ngritur zerin dhe ka dale “kunder rrjedhes” edhe per çeshtjen e me shume vemendjes nga stafi i ekipit te pare te Vllaznise per futbollistet e ekipit U19. Me te drejte kuptohet sepse qellimi i Akademise qe ai drejton eshte pikerisht ky, perveçse mund te sjelle edhe te ardhura ne arkat e klubit siç ka ndodhur edhe me pare.

Karriera e tij si futbollist ndoshta nuk ka qene ne lartesine e duhur, megjithese ka arritur te fitoje edhe trofe, por me se shumti Aban Neziri po spikat si drejtues i Akademise Vllaznia, detyre qe e ben me shume qejf. Por sot Albani ka nje arsye me shume “per te pushuar” sepse feston 41 vjetorin e lindjes se tij.

Nje pushim para se te nise vrullin e fundit per te arritur te tjera suksese me ekipin U19 apo dhe me te tjeret e kesaj Akademie ne kete fund sezoni. Gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura Alban Nezirit dhe nje karriere edhe me te suksesshme ne te ardhmen!
© shkodrasport.com