Vllaznia nuk ia doli te merrte fitoren ne ndeshjen e sotme ndaj Teutes sepse u ndeshkua nga nje gol i pesuar ne minuten e 99-te nga Ivanoviç dhe kjo gje shkaktoi nje keqardhje te madhe tek te gjithe pjestaret e kesaj skuadre.

Por jo vetem tek ata. Nje keqardhje e madhe shkon edhe per tifozet kuqeblu qe kishin udhetuar nga Shkodra per te mbeshtetur ekipin e tyre te zemres.

Grupimi “Vllaznit Ultras”, ndonese jo i shumte ne numer kete here, me brohoritjet e tij i dha nje bukuri ndeshjes ne ambjentin e zymte te “Niko Dovanes.

Kuptohet qe ata e bene detyren e tyre duke e mbeshtetur skuadren pergjate gjithe ndeshjes, por u zhgenjyen ne fund nga pesimi i atij goli qe ua la festen pergjysem. Natyrisht ky ishte nje zhgenjim i madh per tifozet shkodrane (bashke me ata te tribunes qendrore) qe duhet pranuar se ishin me te shumte ne numer se ata durrsake ne shkallet e “Niko Dovanes”./SHKODRA-SPORT.COM/