Besëlidhja-Burreli ishte padyshim kryendeshja e javës së shkuar në Kategorinë e Parë. Një sfidë mjaft emocionuese dhe e fortë, për më tepër që të dy trajnerët si Bardhi i Besëlidhjes, ashtu edhe Nikaj, kanë drejtuar më parë skuadrat…

Takimi ishte i luftuar, ndërsa matjanët shpërdoruan edhe një penallti me anë të Raboshtës, duke humbur mundësinë e kalimit në avantazh, kjo duke shkaktuar protesta të shumta te vendasit lezhjanë.

Madje, këto kërkuan edhe një penallti, pasi sipas tyre, portieri Miraka bëri faul duke penguar sulmuesin lezhjan Hoxha.

Besëlidhja edhe këtë sezon pretendon Superioren dhe në rrjetët sociale ka pasur edhe reagime të shumta nga kampi lezhjan.

Takimin në Lezhë e ka drejtuar një gjyqtar me experience, madje edhe në gjykimet në Superiore, si fieraku Kreshnik Cjapi, por sërish kontestimet nuk munguan gjatë dhe në fund të sfidës nga të dyja kampet edhe pse sfida doli me rezultatin e paqtë 0-0./Vipsport/