Barcelona dhe Atletiko Madrid janë duke përgatitur një tjetër biznes së bashku pas atij që dërgoi Grizman te katalanasit. Në fakt, sulmuesi francez është sërish i përfshirë pasi mediat flasin për një rikthim të lojtarit nën urdhrat e trajnerit Diego Simeone.

Pavarësisht se Grizman ka përmirësuar marrëdhëniet me Mesin, sërish nuk është ambientuar me stilin blaugran. Ndaj, te Atletiko do ta prisnin me krahëhapur.

Mirëpo, në shkëmbim Barcelona kërkon Zhoao Feliks. Edhe për portugezin vlen i njëjti diskutim, mospërsbtatja me stilin e Atletikos.

Lojtari i transferuar nga Benfika, pikën më të fortë ka teknikën, ndërsa te madrilenët vlen shumë ana fizike. Në këtë formë, duket sikur të gjithë palët do të ishin të lumtura nga shkëmbimi, megjithatë mbetet për t’u parë nëse në vazhdim do të ketë diçka konkrete. /VipSport/