Personaliteti te Rodrigo Bentancur, i lindur në vitin 1997, sigurisht që nuk mungon. Në të dyja drejtimet: në fushë dhe jashtë saj. Konfirmimi i fundit vjen nga deklaratat e bëra nga mesfushori bardhezi për “Esporte Interativo”.

I pyetur nëse mendonte se Barcelona është favoritja e madhe për ta fituar Ligën e Kampionëve, në fakt, Bentancur përgjigjet me sinqeritet: “Jo, mendoj se jemi ne. Te Juventusi kemi besim të madh, jemi duke bërë shumë mirë dhe do të përpiqemi për ta fituar këtë kompeticion të madh”.

Një mendim që ndoshta ndahet nga i gjithi ekipi kampion i Italisë, i cili duket më shumë se kurrë i bindur pa ta ngritur, më në fund, në qiell “kupën veshëgjatë”. Juventusi kërkon ta fitojë Champions-in, që e ka objektivin e vet kryesor në këtë sezon, pas ardhjes së Cristiano Ronaldos. “Agjërimi” i bardhezinjve në këtë drejtim zgjat prej vitit 1996, pasi ka humbur edhe dy finale më 2015 dhe 2017.

E gjitha kjo, përkundër fakti se Allegri, në javët e fundit, ka tentuar në çdo mënyrë t’i hedhë ujë zjarrit të entuziasmit për fitimin e Champions-it. “Favoritja e madhe është Barcelona. Vitin e kaluar kam thënë të njëjtën gjë për Real Madridin, në të njëjtën kohë. Këtë vit shpresoj që të jem i gabuar…”, – ishin fjalët e trajnerit të Juventusit.

Tifozët e “Zonjës së Vjetër”, pas blerjes së Cristiano Ronaldos dhe shtatë titujve radhazi në Seria A, janë duke pritur për të kurorëzuar një cikël unik me… fitimin e Ligës së Kampionëve./telesport/