Më në fund ka ardhur zyrtarizmi. Ferran Torres është lojtari më i ri i Barcelonës. Lajmin e ka bërë publik vetë klubi nëpërmjet një videoje në rrjetin social “Instagram”.
“Jam i lumtur t’ju njoftoj se që prej ditës së sotme do të jem një lojtari më i ri i Barçës”, u shpreh spanjolli.
Ferran Torres u largua nga skuadra e Mançester Sitit. 21 vjeçari ka firmosur një kontratë deri në qershor të viti 2027 dhe do të ketë një klauzolë stratosfetike prej 1 miliard eurosh.
Prezantimi do të bëhet në datën 3 janar.