Serxhio Aguero frikësoi të gjithë botën e futbollit pas incidentit që ndodhi në ndeshjen kundër Alavesh. Sulmuesi la fushën e lojës pas problemeve me frymëmarrjen. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Barcelona ka zbuluar diagnosën e argjentinasit dhe periudhën se sa do të mungojë.
“Kun Aguero i është një nënshtruar një diagnoze nga doktor Zhosef Bruçada. Gjatë tre muajve të ardhshëm do të shikohet sesa efekt do të ketë trajtimi mjekësor, në mënyrë që të përcaktojmë proçesin e rikuperimit”.
33 vjeçari u transportua në spital menjëherë pas ndeshjes së Alavesh. Pas analizave të bëra u diagnostifikua me një çrregullim në rrahjet e zemrës.