Ekipi i Basanias eshte rikthyer tek fitorja ne kampionat, madje kete here me nje fitore me shifra shume te thella ndaj Skraparit, me rezultatin 8-2. Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen e luajtur mesditen e sotme ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez.
Epërsia e Basanias dallohet qartë edhe nga rezultati i thellë 8 me 2 në favor të skuadrës së drejtuar nga trajneri Haris Lika. Spikatjen më të madhe në radhët e kësaj skuadre e kanë bërë Abdija dhe Colaj, të cilët kanë shënuar pesë gola, 3 me firmën e Abdisë dhe 2 të Colajt. Ndërkohë, që tre golat e tjerë kanë për autor, Hasanaj, Sukaj dhe Lika.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje është mbyllur me rezultatin 3 me 0 për Basanian, ndërkohë që në 45 minutat e dyta, skuadra e Likës shënon edhe pesë gola të tjerë, ndërkohë që nga kampi kundërshtar i Skraparit vijnë dy gola në këtë pjesë loje, përkatësisht në minutat 71 dhe 83, me autorë Lame dhe Lamçe, por pa mundur të frenojnë humbjen e thellë përballë Basanias.
Fitorja e sotme ndaj Skraparit, ishte e një rëndësie të veçantë pasi Basania largohet nga vendi i fundit që mbante me vetem 9 pikë, ndërkohë që me tre pikët e marra në këtë ndeshje shkon në kuotën e 12 pikëve duke parakaluar Skraparin e vendit të parafundit me 10 pikë dhe Çermen me 11 pikë.