Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEBasania nuk ia del sërish. Humbet edhe ndaj Tërbunit

Basania nuk ia del sërish. Humbet edhe ndaj Tërbunit

Basania e ka mbyllur me humbje fazën e parë të kampionatit. Pasditen e sotme ajo ka luajtur ndeshjen e fundit të saj pikërisht në Pukë ndaj Tërbunit vendas. Dhe në përfundim të takimit të luajtur në “Ismail Xhemali” kanë fituar pukjanët me rezultatin e pastër 2-0.

Gjithçka sa i takon fateve të rezultatit të kësaj ndeshje është vendosur që në pjesën e parë, në të cilën janë shënuar të dy golat. Fillimisht ka qenë Buçi ai i cili ka zhbllokuar shifrat në minutën e 16-të të ndeshjes.

Ndërkohë në minutën e fundit të kësaj pjese, ka qenë një autogol i mbrojtësit të Basanias Olsi Shema që i ka dhënë fund kësaj ndeshje, ndonëse në pjesën e dytë Basania u mundua së tepërmi të reagonte, por ishte e pafuqishme me sulmin e saj.

Përfundimisht 2-0 për Tërbunin që me fitoren e sotme ngjitet në kuotën e 11 pikëve dhe mban vendin e shtatë në renditje, ndërkohë që Basania mbetet në vendin e 10-të me vetëm 7 pikë pas 10 ndeshjesh të luajtura.

Një situatë e tillë padyshim që do t’i lërë vendin një analize të hollësishme tek ekipi i Basanias dhe nuk përjashtohet që për fazën e dytë presidenti Shimaj të bëjë shumë ndryshime në skuadër sepse rezultatet e fazës së parë kanë qenë larg pritshmërive të tij.

Burimi: Gazeta “Shkodrra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments