Basania ka bere nje paraqitje te shkelqyer ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Luzit pretendent dhe ne fund te 90 minutave te luajtura ne fushen sportive te Bushatit, ka arritur te marre nje fitore me shume vlere me shifrat 3-2.

Duhet thene se ka qene nje takim me shume emocione dhe djemte e drejtuar nga Haxhiosmanoviç kane bere nje paraqitje fantastike. Ata kane kaluar te paret ne avantazh qe ne minuten e 8-te me ane te futbollistit Taulant Nikshiqi. Nje gol qe tregoi se Basania do te kishte pretendime serioze per te marre pike ne kete takim, ndonese luante perballe njerit prej ekipeve me te mira te kampionatit.

Luzi reagoi pas pesimit te ketij goli dhe ne minuten e 37-te ka arritur te barazoje me golin e shenuar nga Osma. Por vendasit nuk mund te hiqnin dore kollaj nga pretendimet e tyre dhe Jurgen Gjini nje minute para fundit te pjeses se pare do ta rikthente ne avantazh Basanian.

Megjithate vrulli i vendasve nuk do te ndalej ketu sepse ne shtesen e kesaj pjese do te ishte mbrojtesi Ardit Hoxhaj qe do te shenonte serish dhe ne kete menyre 45 minuteshi i pare do te mbyllej me avantazhin 3-1 ne favor te Basanias. Ne pjesen e dyte Luzi i papajtuar me keete rezultat hidhet ne sulm.

Ne minuten e 56-te arrin te ngushtoje shifrat me ane te Greces dhe ky gol i dha shprese edhe per barazim, por kjo nuk do te ndodhte sepse futbollistet vendas administrojne ashtu si duhet lojen dhe ne fund marrin nje trepikesh me shume vlere. Per me teper ndaj nje ekipi pretendent si Luzi e kjo tregon se kjo skuader ka forca te beje mire kete kampionat.(www.shkodrasport.com)