Qe maredheniet ne mes trajnerit Josa dhe sulmuesit Vulaj nuk jane te mira, ky tashme eshte nje realitet qe e pranojne te gjithe dhe jo me kot vete lojtari eshte duke pare mundesine ndoshta te huazimit te ndonje ekip tjeter deri ne fund te sezonit.

Por sikur te mos mjaftonte kjo gje, media te ndryshme gjate dites se sotme kane “shpikur” nje lajm sikur gjoja Vulaj ka munguar ne stervitjen e sotme duke dashur ndoshta te trazojne me teper ujerat ne kampin shkodran.

Nje lajm i tille megjithate eshte i pavertete. Mjafton te hysh ne faqen zyrtare te klubit Vllaznia dhe te ndalesh tek fotot e publikuara te stervitjes se sotme dhe do te konstatosh lehtesisht pranine ne mes futbollisteve te tjere edhe te shqiptarit nga Tuzi.

Nje foto qe ne po e publikojme ne kete shkrim, per te qene korrekt me te gjithe dhe per te vertetuar te kunderten e asaj se çfare eshte shkruar. Kristijan Vulaj po tregohet nje profesionist i vertete dhe eshte i pranishem ne çdo seance stervitore me ekipin, pavaresisht se trajneri Josa nuk e ka aktivizuar qofte edhe nje minute te vetem ne ndeshjet e fundit.

Se çfare do te ndodhe ne vijim me te, kjo mbetet per t’u pare dhe çdo gje pritet te vendoset brenda pak ditesh kur ai te kete nje takim perfundimtar me drejtuesit e klubit./SHKODRA-SPORT.COM/