Mbremjen e sotme Klubi Vllaznia ka zyrtarizuar ndeshjen miqesore qe ekipi kuqeblu do te zhvilloje kete fundjave ndaj Kastriotit. Gazeta “Shkodra Sport” ne fakt e kishte paralajmeruar qe dje nje miqesore te tille, nderkohe qe tashme eshte mesuar edhe orari i nisjes se saj.
Klubi kuqeblu ka bere te ditur se miqesorja ndaj krutaneve do te luhet te shtunen ne oren 14.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe do te jete nje test per te dy ekipet ne prag te rifillimit te ndeshjeve zyrtare.
Kuptohet qe trajneret Josa e Mema do te provojne te hedhin ne fushen e lojes formacionet e tyre me te mira. Ndeshja do te jete nje test per Vllaznine para sfides me Partizanin ne transferte, ndersa krutanet do ta nisin po ne transferte ndaj Teutes.
Vllaznia dhe Kastrioti u ndeshen para pak javesh me njeri- tjetrin per kampionat dhe ky i fundit fitoi 1-0 me golin e Zogajt, nderkohe qe te shtunen do te jete histori tjeter sepse eshte thjesht nje miqesore./SHKODRA-SPORT.COM/