Basania U-15, e drejtuar nga trajneri Gilman Lika, është mundur 1-0 nga Internacional Tirana, në ndeshjen e zhvilluar sot në kompleksin “Internacional Tirana”.

Basania U-15 ka rivalizuar denjësisht përballë bashkëmoshatarëve të tyre, por nuk kanë mundur të jenë të saktë dhe të finalizojnë, teksa kanë pasur edhe probleme të dukshme me albitrimin.

Golin e fitores, Internacional Tirana e shënoi në të 52-tën, me anë të Ujkës, një gol shumë i dyshimtë, nisur nga pozicioni i lojtarit, teksa dyshimet janë të shumta se mund të ketë qenë në pozicion jashtë loje.

Megjithatë, përveç kësaj, për Basania U15, ka pasur edhe një penallti të mohuar sipas tyre padrejtësisht dhe kështu u mbyll e gjitha ndeshja me rezultatin 1-0 për Internacional Tirana.

Pas kësaj humbjeje, Basania U15 renditet në vendin e tetë në tabelën e klasifikimit në kuotën e tetë pikëve.
Maringlen ZHIVANI