Periudhën e fundit, futbollit shqiptar i është shtuar një tjetër kampionat. Tashmë së fundmi, FSHF ka vendosur të organizojë kampionatin kombëtar U-16 për futbollin e femrave.

Kështu, në javën e tretë të tij, Murlani U16 mori një humbje, teksa u mund me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Teutës.

Dy gola u shënuan në pjesën e parë dhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë, duke bërë kështu që e gjithë ndeshja të mbyllet me rezultatin 4-0 në favor të Teutës.

Pas kësaj humbjeje, e para per te ne kete kampionat, Murlani U16 i femrave, renditet në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit me 4 pikë.
Maringlen ZHIVANI