Ekipi i femrave i Atletik Club ka dalë i humbur në ndeshjen e sotme ndaj Apolonisë, duke u mundur me rezultatin 8-0. Të gjithë golat janë shënuar në pjesën e dytë për fieraket, ç’ka ka bërë që ato të marrin fitoren e rradhës.

Ndeshja u luajt në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit dhe vajzat shkodrane, u përpoqën të dilnin të paktën me një pikë, por nuk ia kanë arritur qëllimit.

Vajzat shkodrane kane rezistuar vetem 45 minuta, por jo me shume. Kështu, Atletik Club mbetet në vendin e shtatë të tabelës së klasifikimit, me 16 pikë.

Kjo është humbja e dytë rradhazi për Atletik Club, pasi para dy javësh u mundën edhe nga Vllaznia e femrave, me po të njëjtin rezultat.
Maringlen ZHIVANI