Basania U-15 ka pesuar nje tjeter humbje te thelle, kesaj rradhe 0-4 kunder Shenkollit. Ne ndeshjen e luajtur ne Bushat, pjesa e pare u fitua nga shenkollasit 0-2, te cilet shenuan dy gola ne harkun e 7-minutave, me ane te Markut ne te 8-ten dhe Çypit ne te 15-ten.
Me kete rezultat, do te mbyllej pjesa e pare, 0-2 ne favor te Shenkollit. Pjesa e dyte eshte serish e keqe per Basanian U-15. Pak pas fillimit te pjeses se dyte, me konkretisht ne te 54-ten, Çypi dergoi shifrat ne 0-3 per Shenkollin. Megjithate, deri ne fund do te kishim edhe nje gol tjeter te Shenkollit, qe shenoi serish me ane te Çypit, teksa futbollisti ne fjale realizoi nje triplete ne kete ndeshje.
Tashme deri ne fund te ndeshjes, nuk do te kishim gola te shenuar ne portat rrespektive, teksa e gjithe ndeshja do te mbyllet 0-4 ne favor te Shenkollit.
Gjate ketij sezoni te pare, Basania U-15 nuk ka dhene sinjale te mira. Megjithate, sipas drejtuesve te ketij ekipi, ata e kane arritur objektivin e tyre sezonal, me qendrimin ne Superioren e kesaj grupmoshe.
Tashme, me arritjen e ketyre synimeve, u eshte dhene mundesia e aktivizimit atyre lojtareve, qe kane pasur me pak minuta gjate kampionatit.
Keshtu pas kesaj humbjeje, Basania U-15 renditet ne vendin e tete ne tabelen e klasifikimit ne kuoten e 15-pikeve.
Maringlen ZHIVANI