Kater dite me pare, Basania U15 festoi titullin kampion te Liges Amatore ne Zonen e Shkodres, por duket se pjestaret e ketij ekipi nuk kane patur shume kohe per t’u gezuar.

Kjo sepse ata kane vijuar punen per te arritur tashme nje objektiv edhe me te madh, ngjitjen ne kategorine Superiore te kesaj grupmoshe.

Basania U15 si kampionia e Zones se Shkodres do te ndeshet bashke me ekipet kampione te shtate zonave te tjera te Shqiperise dhe ne fund, dy me te mirat do te ngjiten ne kategorine superiore te kesaj grupmoshe, per te zene vendin e dy skuadrave te renditura te fundit dhe qe kane rene prej kategorise tashme.

Kampionia e Zones se Shkodres eshte ne grup me kampionen e Zones se Durresit- Teuten, me kampionen e Zones se Lezhes- Beselidhjen dhe me kampionen e Zones se Korçes- Pogradecin.

Kuptohet qe objektivi i djemve te drejtuar nga trajneri Donaldo Lari eshte ngjitja ne Superlige. Nje objektiv kuptohet shume i veshtire, por ky ekip ka treguar se ka ne perberje lojtare cilesore dhe po ashtu edhe shume perkushtim dhe shpirt te larte gare, mund t’ia dali./SHKODRA-SPORT.COM/