HomeKRYESOREBasania U17 fitore me goleadë dhe vazhdon të kryesojë renditjen

Basania U17 fitore me goleadë dhe vazhdon të kryesojë renditjen

Basania U17 vazhdon te fitoje dhe te kryesoje me merite renditjen e kampionatit. Paraditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e thelle 7-1 ndaj ekipit te Klosit.

Alfred Suli ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 6-te, nderkohe qe pak me vone Almaro Pjetri do te dyfishonte shifrat. Po gjate pjeses se pare do te shenonin edhe Ervin Ibishaj, Jozef Kodra dhe Saman Lluka.

Nderkohe edhe ekipi i Klosit do te shenonte golin e tij te vetem ne kete pjese dhe ne kete menyre ajo do te mbyllej me rezultatin 5-1 ne favor te ekipit te drejtuar nga trajneri Donaldo Lari.

Kjo e fundit do te shenonte edhe dy gola te tjere ne pjesen e dyte me ane te futbollisteve Fabian Dedndreaj dhe do te shenonte serish Ervin Ibishaj. Perfundimisht 7-1 per Basania U17.

Me kete fitore ajo do te ngjitet ne kuoten e 24 pikeve pas javes se 9-te te kampionatit dhe mban vendin e pare ne renditje, me 8 fitore e 1 humbje, nderkohe qe golaverazhi i saj eshte 34 gola te shenuar dhe 14 te pesuar./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments